![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2020/08/violine-tirane-720x480.jpg)
E kishte lënë amanet, shqiptarja vjen nga Italia për të luajtur violinë te varri i nënës
28.8.2020 - 23:03
Fatlinda Thaçi, violiniste me karrierë në Itali është rikthyer në vend për të realizuar amanetin e të ëmës së ndjerë.
Nënë Myzieni, e ëma e Fatlindës ndërroi jetë pak kohë më parë dhe si amanet kishte lënë që vajza e saj të luante me violinë tek varri pasi të ndërronte jetë.
Fatlinda ka luajtur me violinë në varrin e saj, foto të cilën e ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook ku ka marrë komente pozitive. /21Media