Foto: Ilustrim

E goditi me veturë e më pas shtiu mbi viktimën, arrestihet i dyshuari për tentim vrasje në Gjakovë

Një person i dyshuar për tentim vrasje, është arrestuar në Gjakovë. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari fillimisht me vetën e tij e ka goditur veturën e viktimës dhe më pas ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje, me veturën e tij në lëvizje e ka goditur veturën e viktimës mashkull kosovar dhe dyshohet se dy herë ka shtënë me armë zjarri në drejti të tij, por nuk është qëlluar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja”, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.