Ilustrim

Dyshohet se vrau me pushkë një qen endacak, arrestohet një person

Polica e Kosovës ka arrestuar një person në Deçan nën dyshimin se ka vrarë me pushkë gjuetie një qen endacak.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar pushkën me shtatë fishekë.

Me vendim të prokurorit, sipas njoftimit, i dyshuari është liruar.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.