Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dyshohet se një vajzë është dhunuar nga një burrë

Një vajzë dyshohet se është dhunuar nga një burrë në Fushë Kosovë.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në një shtëpi të pa banuar.

Sipas Policisë, viktima ka deklaruar se disa herë më parë është shantazhuar dhe kanosur, i dyshuari gjithashtu e ka detyruar viktimën që t’i jepte para.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.