Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Drenas

Një person është arrestuar më 25.03.2024 si i dyshuar për dhunim.

Rasti është regjistruar në Drenas.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë këtij muaji, në Drenas është regjistruar edhe një rast tjetër i dhunimit.

13-vjeçarja e cila fillimisht ishte raportuar e zhdukur në Malishevë, dyshohet se është dhunuar në një fshat të Drenasit më 11.03.2024.

Të dyshuarit, të moshës madhore, janë ndaluar nga Policia e Kosovës.

Dy të dyshuarve për dhunimin e një 13-vjeçareje në Drenas u janë caktuar nga 30 ditë paraburgim nga Gjykata e Pejës më 12.03.2024.