Ilustrim

Dyshohet se mbajtën armë pa leje, arrestohen tre gjakovarë

Dy raste të armëmbajteve pa leje janë shënuar dje në Gjakovë.

Një njërin rast që ka ndodhur rreth orës 11:00 është arrestuar një i dyshuar, i mitur, ku janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me gaz, të cilat armë ai i kishte ekspozuar në rrjete sociale.

Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse, rasti tjetër ka ndodhur në orën 11:20 dhe janë arrestuar dy të dyshuar.

Sipas policisë, gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe janë sekuestruar: një armë automatike dhe një pushkë gjysmë automatike me 13 fishekë.

Policia shton se të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.