Dyshohet se kontrabanduan sirianë, ngritet aktakuzë ndaj dy personave

rokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër F.R., dhe Sh.B., të cilët gjenden në paraburgim nga 20 shtatori 2021, si të dyshuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “kontrabandimi me migrantë”.

Sipas aktakuzës, më këtë datë, rreth orës 13:15 në autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’ në aksin rrugor Vërmicë – Prizren, policia ka vërejtur një veturë të markës ‘’Audi’’, të cilën ishte duke e drejtuar F.R., si dhe një veturë tjetër të markës ‘’ËV Vento’’ të cilën ishte duke e drejtuar Sh.B., ku brenda veturës ‘’Audi’’ ishin 5 shtetas sirianë, ndërsa në veturën ‘’ËV Vento’’ kanë qenë duke hyrë  4 shtetas sirianë por, të cilët me të vërejtur policinë janë larguar nga vetura dhe vendi i ngjarjes.

Tutje në komunikatë thuhet se të pandehurit janë ndaluar nga ana e policisë së bashku me 5 shtetasit e tjerë sirianë, të cilët u janë nënshtruar procedurave të rregullta nga autoritetet kompetente të emigracionit.