Foto: KALLXO.com Ilustrim

Dyshohet se grabiti para në një market në Gjilan, arrestohet 40-vjeçari

Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:45 në një market në Gjilan.

Sipas Policisë, i dyshuari ka arritur të grabis një shumë të parave dhe është larguar në drejtim të panjohur ndërsa i njëjti dyshohet se gjatë grabitjes ka shtënë në ajër me armë zjarri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin Z.Sh. (viti i lindjes 1982).

“Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme se i njëjti dyshohet se është i përfshirë në kryerjen e veprës penale të lartcekur. Pas arrestimit i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës” – ka njoftuar Policia.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është në mbajtje për 48 orë për veprën penale “Grabitje”.

Rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurorinë e Gjilanit, thuhet në njoftimin e PK-së.