(Ilustrim)

Dyshohet se e kanosi një grua përmes telefonit, arrestohet

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, pasi që dyshohet se nuk ka respektuar urdhërin mbrojtës të Gjykatës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ditë më parë, personi i arrestuar dyshohet se e kishte kanosur një grua përmes telefonit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.