Dyshohet për gjetje të mbetjeve mortore, policia po heton rastin

Dy persona në Prishtinë kanë raportuar në Policinë e Kosovës se kanë hasur në disa eshtra të cilat dyshohen se janë të njeriut.

Policia bën të ditur se njësitet relevante policore dhe Instituti i Mjekësor Ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit eshtrat janë dërguar në IML për ekzaminim, rasti në procedurë hetimore.