Ilustrim

Dyshohen se falsifikuan dokumentet e veturës, arrestohen dy persona në Gjilan

Dy burra janë arrestuar dje në Gjilan pasi dyshohet që kanë bërë falsifikim të dokumenteve të një veture.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se këto dokumente i përkasin një veture me targa të huaja.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:30.

“Verifikimi është kryer në bashkëpunim me autoritetet e shtetit të huaj, pasi vetura në fjalë kishte targa të një shteti të huaj”, thuhet në njoftim.

Më tej, PK-ja, ka sekuestruar një veturë, dokumentet e veturës dhe dy telefona.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.