Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Dyshimet për vrasje në Malishevë, një person dorëzohet në Polici

Një person ka mbetur i vdekur në mëngjesin e sotëm në fshatin Banjë të Malishevës mëngjesin e sotëm.

Në drejtim të tij dyshohet të jetë gjuajtur me armë zjarri, e deri më tani për këtë ngjarje një person është dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të PK-së për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj personi në fjalë është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti ka qëlluar viktimën me armë zjarri.

Elezaj ka thënë për KALLXO.com se ende nuk dihen motivet që kanë sjellë deri në vdekjen e viktimës.

Tutje ai ka thënë se ekipi mjekësor, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen.

Zëdhënësi ka thënë se njësitet e nevojshme policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore.

Dyshohet për vrasjen e një personi në Malishevë