Dyshohet për vrasjen e një personi në Malishevë
Në mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:15 është raportuar në Policinë e Kosovës se në fshatin Banjë në Malishevë, një burrë është gjetur pa shenja jetë.
Sipas Policisë ai dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri.
Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se një person ka dorëzuar veten në polici.
“Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri” – ka thënë Elezaj.
Tutje ai ka shtuar se njësitet e nevojshme policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore.