FOTO: Bashkim Ramosaj, FACEBOOK.

Dyshimet për helmim në fshatrat e Deçanit, mblidhet Shtabi Emergjent

Pas dyshimeve se nga uji i Ujësjellsit “Hidridrini” në disa fshatra të Deçan janë helmuar disa banorë, kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, ka mbajtuar takim me Shtabin Emergjent.

Në këtë takim u vendos që fshatrave Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i Ri t’u ndërpritet uji deri nesër, kur edhe pritet të dalin rezultatet e analizave nga instituti.

“Stafi i QKMF-së ka shtuar kapacitetet dhe po punon pa ndal në ndihmë të qytetarëve të komunës sonë. Barnatoret edhe pse ditë e diel të gjitha janë të hapura”, ka informuar  Ramosaj përmes rrjetit social Facebook.

Ai kërkon nga qytetarët të marrin me qetësi këtë situatë pasi që gjithçka është nën kontroll ndërsa personave të sëmurë i uron shërim sa më të shpejtë.

FOTO: Bashkim Ramosaj, FACEBOOK.

Dyshimet për helmim nga uji në fshatrat e Deçanit, 164 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore