COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Dy viktima dhe mbi 1 mijë e 400 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 3,669 testime, kanë rezultuar 1,440 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit të MSh, janë regjistuar dy viktima.

761 është numri i të shëruarve brenda 24-orëve të fundit.

Ndërkaq, 8,712 janë gjithsej rastet aktive me COVID-19.