COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Dy të vdekur dhe 55 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR si dhe laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT janë testuar gjithsej 3,134 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 55 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes nga COVID-19.

Sipas njoftimit, rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (73-vjeç), Skenderaj 1 rast (63-vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107,120 raste nga 582,797 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,237 raste të vdekjes.

Ndërsa IKSHPK-ja ka njoftuar po ashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 331 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100,943 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3,940.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 17 raste, Gjakovë 8 raste, Mitrovicë 5 raste, Podujevë 5 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste, Gjilan 3 raste, Malishevë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë-Kosovë, Kaçanik, Obiliq, Suharekë dhe Viti.