Dy të lënduar nga aksidenti në rrugën Fushë-Kosovë - Prishtinë

Dy persona janë lënduar nga një aksident në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë në orët e mbrëmjes.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për KALLXO.com së në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 20:40, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Fushë Kosovë -Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore.  Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”- tha për KALLXO.com Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.