Foto: Ilustrim

Dy të arrestuar për therje me thikë në Pejë

Dy persona të dyshuar janë arrestuar në Pejë për therjen me thikë të një personi në rrugën “Esat Mekuli”.

Sipas Policisë, një nga të arrestuarit dyshohet se e ka therë me thikë viktimën, ndërsa i dyshuari tjetër ka tentuar ta fsheh thikën me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së djeshme.