Ilustrim

Dy të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit

Dy arrestime për dhunë në familje kanë ndodhur në Pejë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Policisë së Kosovës njëri nga të dyshuarit është arrestuar dje rreth orës 16:30 pasi dyshohet se ai ka ushtruar dhunë në familje dhe kur është arrestuar ka qenë nën ndikim të alkoolit.

“Pas procedurave policore me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, arrestimi i të dyshuarit tjetër është bërë mbrëmë rreth orës 23:00.

Ai dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje