G

Dy raste të falsifikimit të parasë në rajonin e Prishtinës

Dy raste të falsifikimit të parasë janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.

Në Prishtinë një zyrtare e bankës ka informuar se klientë të ndryshëm kanë deponuar para të falsifikuara.

Sipas Policisë, parat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Ndërsa, në Lipjan një zyrtar i bankës ka informuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar 638 euro të falsifikuara.

Paratë janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar, ka njoftuar Policia.