1. Sheshi-Qytetit-Suhareke-23-mars-2021

1. Sheshi-Qytetit-Suhareke-23-mars-2021

Dy raste të dhunës në familje në Suharekë

Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Suharekë.

Në njërin rast, gruaja është kanosur nga burri i cili më pas është dërguar në mbajtje pas intervistimit nga policia. Ngjarja ka ndodhur në ora 22:25.

Kurse në rastin tjetër, një grua ka raportuar se ish-burri ka kërcënuar me mesazhe telefonike. Edhe në këtë rast, Policia ka dërguar në mbajtje burrin pas intervistimit. Ky rast ka ndodhur rreth orës 20:55.

Të mërkurën, një grua është vrarë në fshatin Llaushë të Skenderajt. Dyshimet e para janë që gruaja është vrarë nga bashkëshorti i saj.