Ilustrim

Dy raste të dhunës në familje në Podujevë brenda 24 orëve

Policia në rajonin e Podujevës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit.

Në bazë të njoftimit të policisë, dje rreth orës 18:00 është raportuar se një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është sulmuar fizikisht nga burri i saj.

I dyshuari për këtë rast sipas policisë gjendet në arrati, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.

Ndërsa rasti i dytë është raportuar mbrëmë rreth orës 22:23, ku nga ana e policisë është arrestuar një i dyshuar nën dyshimet se i njëjti ka rrahur gruan e tij.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.