ILUSTRIM: Dhuna në familje, Foto: Pixabay.com

Dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Pejë

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Pejës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë të dielën në Pejë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Ngjarja sipas PK-së ka ndodhur më 22 tetor rreth orës 19:40.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – ka njoftuar tutje Policia.

Ndërsa në një rast tjetër të dhunës në familje janë arrestuar dy persona pasi dyshohen se janë rrahur mes vete.

“Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor” – ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy thika që dyshohet se janë përdorur në rast.

“Me vendim të prokurorit, njëri  i dyshuar është dërguar në mbajtje kurse i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”-thuhet tutje në raportin e Policisë.