Ilustrim: Foto: MakeUseOf

Dy persona të maskuar i vjedhin telefonin një personi dhe ikin

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të maskuar në Prishtinë i kanë vjedhur telefonin një personi tjetër dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se dy persona të dyshuar të maskuar i kanë grabitur telefonin e dorës të llojit iPhone 12, të dyshuarit kanë ikur në drejtim të pa njohur” – thuhet në njoftim të policisë.

Sipas policisë, për rastin është njoftuar prokurori dhe janë duke u kryer hetime intensive.