Dy kunata rrahin nusen e vëllait në Qifllak të Rahovecit

Një grua është rrahur nga dy kunata, motrat e burrit, në fshatin Qifllak të komunës së Rahovecit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në lidhje me rastin ka njoftuar babai i viktimës, i cili ka thënë se vajza e tij prej pesë vjetësh është e martuar në këtë fshat.

Viktima kishte pranuar tretman mjekësor pasi kunatat ia kishin lënduar dorën e djathtë.

Në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale, dy fëmijët e viktimës të moshës 1 dhe 3 vjeç, bashkë me nënën janë strehuar te prindërit në fshatin Ratkoc.

Njëra kunatë është arrestuar dhe intervistuar kurse tjetra nuk ka qenë në shtëpi. E intervistuara ka mohuar të gjitha akuzat.

Ky rast, me urdhër të prokurorit shkon në procedurë të rregullt kurse për rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave.