Dy kryeqytetet Prishtina e Athina premtojnë bashkëpunim

Komuna e Prishtinës sot është bërë nikoqire e vizitës së kryetarit të kryeqytetit të Greqisë, Athinës, Kostas Bakoyannis. Takimi i tij me të parin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, nxori premtimin e bashkëpunimit mes dy kryeqyteteve në fusha të ndryshme.

Ahmeti tha se gjatë takimit kanë diskutuar për reformat në të dy kryeqytetet.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Athinës, Kostas Bakoyannis tha se Prishtina dhe Athina ndajnë vlerën e përbashkët, atë të ofrimit të njerëzve.

“Patëm një takim shumë të frytshëm eksploruam agjendën urbane dhe në këtë kontekst ne ndajmë qëllim të përbashkët për të afruar njerëzit. Ajo që nuk ka ndryshuar në Prishtinë është rinia dhe gjallëria që ka ky qytet”, tha ai.

Ahmeti ka treguar se tashmë kryetari i Athinës Bakoyannis në vitin 2005 ka jetuar në Prishtinë dhe ka punuar në Bankën Botërore.

“Është një kënaqësi e madhe të jem këtu, kam jetuar këtu para 15 viteve. Jam i kënaqur të shoh rritjen e qytetit”, tha Bakoyannis.