
Zv/kryeministri Bislimi udhëtoi për në Athinë
03.3.2023 - 10:13
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Athinë të Greqisë.
Kështu njoftoi zyra për medie e kryeministrisë të premten.
“Gjatë kësaj vizite zyrtare, zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë takime me zyrtarë qeveritarë dhe deputetë nga parlamenti grek” – thuhet në njoftim.
Greqia është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.