Bashkim Ramosaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dy herë brenda një muaji, Ramosaj thotë se rastet i kanë shtyrë të mendojnë se helmimi është i qëllimshëm

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se janë pritje të analizave shtesë për të kuptuar nëse uji është shkaktuari i helmimit të rreth 800 personave në Deçan.

Në një konferencë për media, ai tha se analizat e para nuk tregojnë se uji është i kontaminuar.

“Kemi marrë vendim që uji për dhjetë fshatrat e Deçanit të mos përdoret për pije. Sot kemi pasur takime të strukturuara me krejt institucionet që janë përgjegjëse mbi këtë gjendje, e kemi ftuar prokurorinë, policinë dhe të gjithë ata që merren më këtë fushë. Deri më tani po vlerësoj, se sipas rezultateve të para, kimikisht nuk është ndonjë telashe me ujin e pijes, është i përdorshëm uji por jemi jemi duke i pritë edhe analizat e tjera”, deklaroi ai para mediave të hënën.

“Ne nuk do të ndalimi derisa ta gjemë se pse ka ardhur, ky helmim nëse mund ta quajmë, në komunën e Deçanit, që deri më tani janë 884 pacientë që i kanë simptomat e njëjta”, tha Ramosaj.

Ai ka thënë se është hera e dytë brenda një muaji që po ndodh një shqetësim i tillë, prandaj, kanë nis të mendojnë se është e qëllimshme.

“Është hera e dytë që brenda një muaj dite që po raportohet e njëjta skenë, që na ka shtyrë me supozua e me mëndu që këto edhe mund të jenë të qëllimshme, le të jetë në kompetencën e prokurorisë së shtetit, hetuesve të shtetit, që tashmë janë kah merren me këtë proces”, deklaroi Ramosaj.

Dyshimet për helmim nga uji i pijes në Deçan, flet Bashkim Ramosaj

www.kallxo.com