Bashkim Ramosaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dyshimet për helmim nga uji i pijes në Deçan, flet Bashkim Ramosaj

Dje gjatë ditës, mbi 150 persona nga komuna e Deçanit kanë kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare pasi nuk janë ndjerë mirë.

Menjëherë ka reaguar Kompania e Ujësjellësit “Hidrodrini” e cila ka kërkuar që qytetarët mos të pinë ujë.

Në një bisedë për KALLXO.com, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se ende nuk i di arsyet e helmimit të qytetarëve. Ai tha se kjo mund të kuptohet deri nesër më së largu, pasi kanë nis hetimet.

“Jemi duke mbledhur informata, janë kyçur të gjitha institucionet në hulumtim të këtij rasti. Policia, hetuesia, prokuroria por edhe Instituti i Shëndetit Publik dhe deri pasdite ose nesër më saktë, nuk e dimë arsyen pse ka ardh situate deri këtu”, deklaroi ai.

Dyshimet për helmim nga uji në fshatrat e Deçanit, 164 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore

www.kallxo.com