Foto: Hysen Durmishi/Facebook

Durmishi: Është hapur për qarkullim rruga për në Brezovicë

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se është hapur për qarkullim rruga për qendër të skijimit në Brezovicë.

Durmishi ka njoftuar se do të punojnë edhe për hapjen e parkingjeve në mënyrë që vizitorët të frekuetojnë qendrën e skijimit.

“Pas një pune të pandërprerë dhe të palodhshme, është hapur për qarkullim rruga për qendër të skijimit në Brezovicë.Gjatë gjithë natës do të punojmë pandërprerë që në mëngjes të jenë të hapura edhe parkingjet në mënyrë që vizitorët ta frekuentojnë pa problem qendrën e skijimit.Duke i falënderuar punës së palodhshme të menaxherëve, që janë 24 orë në terren, dhe kompanive të mirëmbajtjes të angazhuar të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme”- ka shkruar Durmishi në Facebook.

Reshjet e mëdha të borës kishin bërë që rruga që dërgon nga Brezovica në qendrën e sikijimit të bllokohet për qarkullim.

Policia e Kosovës kishte njoftuar se rruga që ishte bllokuar për qarkullim nga Brezovica në drejtim të qendrës së skijimit është liruar.

Por, forcat e rendit kishin thënë se kalimi i rrugës është me vështirësi.