Foto: Emilija Rexhepi/ Facebook

Dritan Abazoviq në Prizren, Emilija Rexhepi flet rreth takimit me të

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka qëndruar sot pasdite në Prizren.

Me Abazoviqin ka pasur takim sot edhe Emilija Rexhepi nga komuniteti boshnjak, e cila pritet të jetë sërish deputete e Kuvendit të Kosovës.

Rreth takimit, Rexhepi në një prononcim për KALLXO.com, ka thënë se ka ndejtur shkurt me Abazoviqin.

“Nuk ka qenë takim, ai ka qenë në Prizren për kafe dhe veç kemi ndjetë 1-2 minuta. Si transit ka qenë në Prizren, ka shkuar më pas në Maqedoni. Kurrgjë tjetër, nuk është zyrtare kurrgjë. Vetëm kemi pirë kafe, kurrgjë tjetër”, tha ajo për KALLXO.com.