Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq gjatë prezantimit të projektit për urën mbi lumin Buna, Ohër, 08 qershor 2022.
Abazoviq: Edi Rama është politikan shumë i mirë, ai nuk është armik i Kosovës
Dritan Abazoviq, ish-kryeministër i Malit të Zi, ka komentuar deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që kishte thënë se KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.
“Mendoj që institucionet e Kosovës duhet me pasë ingerencë ‘full’ në territorin e vet dhe ky është qëndrimi jonë qysh në fillim. Shteti i Malit të Zi e ka njoftë Kosovën me kufijtë e qartë të saj. Çdo gjë tjetër ishte e papranueshme për mua personalisht” – tha Abazoviq.
Thotë se Edi Rama është një politikan i mirë dhe se sipas tij ai punon për paqe në rajon.
“Ai tenton, punon që t’i jap një kontekst paqësor këtij rajoni. Dhe nuk më pëlqen që disa interpretime të cilat vijnë nga Kosova lidhur me Edi Ramën, nuk mendoj që ai është armiku i Kosovës, nuk mendoj që ai bën teori konspirative me Vuçiqin apo me ku ta di. Mendoj se ai është njeri shumë i interesuar të ketë paqe dhe në atë kontekst janë propozimet e tij. Sa di unë, sa e njoh unë, sepse deri më tani askush s’e ka qitë një propozim aq ideal që ne me thanë se kjo është diçka ‘wow’. Propozimin e Ramës e shoh vetëm si një nga shumë propozime për një zgjidhje të mundshme” – thotë Abazoviq.
www.kallxo.com