Drilon Gashi emërohet ambasador i Kosovës në Poloni
Misioni i Kosovës në Poloni do të drejtohet nga Drilon Gashi.
Kështu ka bërë të ditur vet Gashi përmes një postimi në Facebook.
“Kam nderin dhe privilegjin e madh të emërohem nga Presidentja Vjosa Osmani si shef i misionit të Kosovës në Poloni. Pres me padurim forcimin e lidhjeve me Poloninë si një partner i madh i Kosovës dhe kultivimin e mëtejshëm të lidhjeve të komunitetit kosovaro-polak”- ka shkruar ai.
I have the great honor and privilege of being appointed by President @VjosaOsmaniPRKS as the Chief of Mission of Kosova to Poland. I look forward to strengthening ties with Poland as a great partner of Kosova, and further cultivating the bonds of the Kosovar-Polish community. 1/2 pic.twitter.com/0ZI2eDZBht
— Drilon S. Gashi (@dsgashi31) November 17, 2023
Për emërimin e Gashit si shef misioni ka shkruar edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani e cila është shprehur e lumtur që ka emëruar Gashin, ‘një kosovaro-amerikan i suksesshëm, si shef i misionit në misionin tonë në Varshavë’
“Kjo shënon një moment historik të rëndësishëm në marrëdhëniet tona dhe pasqyron angazhimin tonë për të nxitur lidhje edhe më të forta midis Kosovës dhe Polonisë”- ka shkruar ajo.
Happy to have appointed Mr. Drilon Gashi, a successful Kosovar-American, as the Chief of Mission in our Mission in Warsaw.
This marks a significant milestone in our relations and reflects our commitment to fostering even stronger ties between 🇽🇰 & 🇵🇱. pic.twitter.com/ixnSnSSGMw
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 17, 2023
Drilon Gashi në Kosovë njihej si analist i zhvillimeve politike.