Drejtori i ri i AKI-së, flet Qeveria

Sonte në media është raportuar se Latif Merovci është emëruar drejtor i ri Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) dhe se ky emërim do të zyrtarizohet nesër.

Por, në një përgjigje për KALLXO.com, zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku, ka thënë se deri më tash nuk ka ndonjë zhvillim në këtë drejtim.

“Jo, nuk është e vërtetë. Nuk ka asnjë zhvillim në këtë drejtim”, ka thënë shkurtimisht Baxhaku e pyetur nëse Latif Merovci është emëruar drejtor i AKI-së.

Sipas Ligjit për AKI-në, presidenti i vendit së bashku me kryeministrin emërojnë drejtorin e AKI-së brenda 20 ditëve pune nga dita kur pozita mbetet e lirë.

AKI-ja ka mbetur pa drejtor që nga 17 dhjetori pasi kryeministri në detyrë Avdullah Hoti e kishte shkarkuar Kreshnik Gashin.

Në fund të vitit të 2019, Gashi ishte emëruar shef i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI). Në krye të Inteligjencës, Gashi erdhi nga nga pozita e kryetarit të bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Gashi kishte zënë vendin e Shpend Maxhunit, i cili kishte dhënë dorëheqje.

Historiku i drejtorëve të AKI-së, Kreshnik Gashi i dyti që u shkarkua nga detyra