Kreshnik Gashi, shef i ARKEP. Foto: Kallxo.com

Pasuria e Drejtorit të ri të AKI-së

Kreshnik Gashi që nga sot do të ketë pozitë të re. Nga pozita e Kryetarit të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ai është bërë shef i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Emërimin e tij e kanë bërë publik në njoftime të ndara, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, dhe Presideneti Hashim Thaçi.

Kreshnik Gashi gjithashtu ka qenë Sekretar Permanent në Ministrinë e Punëve të Jashtme në kohën kur kjo ministri drejtohej nga tani presidenti Hashim Thaçi.

Gashi në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar pasurinë e tij, ku pasuria e paluajtshme prek shifrën e 405 mijë eurove për një shtëpi, tokë e truall, të deklaruara në emër të përbashkët me familjen.

Gashi vozit një veturë vlera e së cilës është 16 mijë euro, ndërsa bashkëshortja e tij vozit veturë të vlerës 5 mijë euroshe.

Gashi ka deklaruar në AKK, se gruaja e tij është aksionare 100 përqind e kompanisë N.Sh. “Crossroads”.

Gashi ka deklaruar se posedon para të gatshme kesh, 27,600 euro, ku hyjnë paratë e bashkëshortes të tij dhe të fëmijëve.

Gashi ka edhe detyrime ndaj institucioneve financiare apo edhe personave juridik. Sipas deklarimit, Gashi ka marrë hua 8 mijë euro për shtëpi ndërsa ka edhe kredi 6 mijë euro.

Paga e Gashit në ARKEP ka prekur shumën e 20,500 eurove në vit. Paga e bashkëshortes, si pjesë e Policisë së Kosovës prek shumën e 8,004 eurove ndërsa të hyrat nga kompania i ka 4, 250 eurove.

Shpend Maxhuni, Drejtor i ri i AKI-së