Foto: Ilustrim

Dragash, lëndohen dy persona nga defekti në gomën e traktorit

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur dje në fshatin Brezne të Dragashit.

Sipas policisë, viktimat janë aksidentuar pasi derisa ishin duke u kthyer nga pylli me traktor, goma e rimorkios kishte dalë nga rruga dhe kishte krisur.

Me pas, rimorkoi e traktorit është rrokullisur duke dalë nga rruga.

Në rimorkio të traktorit i cili ishte i mbushur me dru ishin edhe dy viktimat, të cilët gjatë rrokullisjes së rimorkios kanë pësuar lëndime trupore.

Viktimat e këtij rasti janë dërguar për tretman mjekësor.