Dorëhiqet nga AAK, anëtarja e kryesisë Magbule Shkodra

Anëtarja e kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Magbule Sadri Shkodra, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në këtë parti.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ndërsa nuk i ka bërë të ditur arsyet e dorëheqjes.

Shkodra ka shkruar se për dorëheqjen e saj, e ka informuar edhe kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

Të nderuar qytetarë,

E nderuara anëtarësi e AAK-së,

Ju njoftoj se sot e kam informuar kryetarin Haradinaj se kam vendosur që të jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha përgjegjësitë si dhe nga vetë partia.

Deshiroj të falënderojë të gjithë qytetarët, kolegët/et dhe aktivistët/et e AAK-së për mbështetjen e tyre gjatë angazhimit tim në AAK.

Do të angazhohem për të mirën e qytetarëve dhe vendit sa herë që është nevoja!

Me respekt,

Magbule Shkodra”.