Djali i Vokrrit flet për mundësinë e kandidimit për të parin e FFK-së

Gramoz Vokrri e ka lënë të hapur mundësinë që të jetë njëri prej kandidatëve për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com vet Vokrri.

Ai ka konfirmuar për KALLXO.com së është në bisedime me klubet për mundësinë që ai të jetë njëri prej kandidatëve për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Jam në bisedime me klubet sepse ka një dëshirë për një ndryshim, dhe nëse kërkohet nga klubet do ta konsiderojë mundësinë për të kandiduar”, ka thënë Vokrri për KALLXO.com

Ai thotë se fillimisht do të bëhet një plan-program dhe pastaj do të fillojë të mbledhë nënshkrimet.

“Njëherë duhet me përgatit një plan-program, duhet së pari të ketë interes për Kosovën jo për Gramoz Vokrrin, bisedime ka, jam në bisedime me klubet sepse vetëm klubet munden me propozu kandidat”.

Ai thotë se shumë shpejtë do të dal zyrtarisht si kandidat për arsye se afati i fundit për të shpallur kandidaturën është 20 ditë para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të FFK-së që pritet të mbahet më 6 prill 2022.

Gramoz Vokrri flet për mundësinë e kandidimit të tij për kryetar të FFK-së