Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Disa prej qyteteve të Kosovës me cilësi të dobët të ajrit
Një pjesë e qyteteve të Kosovës kanë regjistruar cilësi të dobët të ajrit.
Të dhënat e matësve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës tregojnë se tre matësit në Prishtinë, Gjilan, Pejë dhe Obiliq regjistruan cilësi të dobët të ajrit.
Ajër me cilësi të mirë u regjistrua vetëm në qytetin e Mitrovicës.
Kurse në Prizren u regjistrua cilësi mesatare e ajrit.
Matësit në Han të Elezit, Drenas dhe Brezovicë, tregojnë cilësi të pranueshme të ajrit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.
Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.
Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.
Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.
Duke klikuar në linkun e më poshtëm ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit – LINK