Ilustrim

Digjet një veturë në Sllatinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth djegies së një veture sonte në Sllatinë.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë për KALLXO.com se dyshohet se djegia e veturës ka ardhur si pasojë e instalimit elektrik.

“Sonte, rreth orës 19:30, policia pranuar informatën se tek ura e fshatit Henc, drejtimi i Prishtinës, një veturë është e përfshirë nga flaka. Menjëherë në lokacion kanë dalë ekipet relevante policore dhe sipas informacioneve fillestare dhe vetë pronarit të automjetit, deri tek incidenti i zjarrit dyshohet të ketë ardhur nga instalimi elektrik”, deklaroi Hoxha.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e zjarrfikësve që kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe eksperti i zjarrit.