Vetura në zjarr/ Ilustrim

Digjet një veturë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Një veturë është djegur sonte rreth orës 20:20 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo ka thënë se vetura ka qenë në lëvizje dhe nga  ky incident zjarri nuk ka ndonjë person të lënduar.

“Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën e Mitrovicë-Prishtinë, ku është djegur një veturë, e cila ishte në lëvizje. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale” – ka thënë Ahmeti.