Digjet një veturë në rrugën 'C' në Prishtinë

Një veturë në rrugën “C” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 04:30.

E njëjta është dëmtuar tërësisht.

Kështu ka njoftuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 04:30, është raportuar se në rrugën “C” në Prishtinë , një veturë është përfshirë nga zjarri, e cila  është dëmtuar tërësisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”- ka thënë ajo për KALLXO.com.

Tutje Ahmeti ka shtuar se aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.