Ilustrim

Digjet një shtëpi në Plemetin të Obiliqit

Policia e Kosovës ka njoftuar se natën e mbrëmshme rreth orës 23:00, ka marrë informacion se në fshatin Plemetin të Obiliqit, një shtëpi e banimit është kapluar nga zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, zjarri ka arritur të lokalizohet menjëherë nga ana e zjarrfikësve.

Nuk është raportuar për të lënduar në njerëz, ndërsa vlera e dëmit ende nuk dihet.

Sipas policisë, shtëpia është e pabanueshme, kurse familja gjashtëanëtarëshe është strehuar tek disa të afërm, ndërsa shkaktari i zjarrit ende nuk dihet.