Digjet një shtëpi në Drenas - FOTO

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën “Shaban Shala” në Drenas.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e rajonit të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti deklaroi se nga të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 08:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Shaban Shala në Drenas. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë ajo.