Ilustrim

 Digjet një serë me fidane në Lipjan

Një serë e mbjellë me fidane është përfshirë nga zjarri.

Rasti ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 02:25 në Lipjan.

Sipas policisë, ankuesi ka informuar se për arsye të instalimit të dobët të rrymës elektrike, i është përfshirë nga zjarri sera e tij.

Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.

Sipas pronarit, vlera e dëmit është rreth 5,250 euro.

Rasti është duke u hetuar.