Digjet bredhi i festave në qendër të Hanit të Elezit - FOTO

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është djegur bredhi i festave në qendër të Hanit të Elezit.

Kryetari i komunës, Mehmet Ballazhi, ka thënë për KALLXO.com se ende nuk i dinë arsyet se pse dhe si ka ndodhur, por që ka bërë të ditur se për rastin është e njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“Arsyet ende nuk i dijmë, por rreth orë 02:00 të mëngjesit ka ndodhë. Policia është duke u marrë me hetimet, ne iu kemi ofruar ato pamjet e kamerave. Tash është pjesë e hetimeve se çka ka ndodhë” – ka thënë Ballazhi përmes telefonit.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informatave.