Veturat e qytetarëve serb që do të marrin pjesë në protestën në Rudarë, Foto: KALLXO.com

Dhjetëra vetura e qytetarë drejtë Rudarës për protestën e paralajmëruar

Makina të shumta janë parë përgjatë rrugës kryesore e cila të dërgon për në fshatin Rudarë, aty edhe ku janë vendosur barrikadat e para që nuk lejojnë qarkullimin për të vazhduar drejtë Leposaviqit.

Qytetarë të shumtë disa në këmbë e disa me automjete tashmë janë gati vendit ku do të mbahet protesta e paralajmëruar sot e cila do të nis nga ora 12:00.

Përveç automjeteve private, KALLXO.com raporton se transporti i tyre u bë edhe me autobusë.

Veturat e qytetarëve serb që do të marrin pjesë në protestën në Rudarë, Foto: KALLXO.com

Ekipi i KALLXO.com që gjendet në atë pjesë raporton për grupe të shumta qytetarësh që janë nisur drejtë protestës.

Policia e Kosovës sot apeloi për kujdes të shtuar në këtë protestë si dhe bëri thirrje që të protestohet në mënyrë të qetë.

Policia apelon për kujdes të shtuar e vëmendje në protestën që do mbahet në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë angazhimet policore janë bërë për të ofruar siguri ndaj qytetarëve si dhe është bërë ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit.

“Sot, në veri të Mitrovicës është paralajmëruar të mbahet një protestë/tubim, andaj lidhur me këtë Policia e Kosovës duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe detyrave të përcaktuar sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje të njëjtit kanë apeluar që duke ditur rrethanat dhe situatën e brishtë të sigurisë të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit dhe tendencës për destabilizim të situatës, qytetarët të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjes së kësaj proteste, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato.

I ashtuquajturi ‘Shtabi i Krizave nga veriu i Kosovës’ që ka paralajmëruar, ka thënë se protesta do të jetë më e madhja popullore që ka ndodhur ndonjëherë, raporton media Kossev.

“Ftojmë popullin serb që jeton në Kosovë në protestën më të madhe popullore që ka ndodhur ndonjëherë, e cila do të mbahet të enjten më 22 dhjetor në ora 12:00 në Rudar te Kryqi” – citohet të jetë thënë nga shtabi në fjalë.

Në hyrje të rrugës për në Leposaviq vendoset edhe EULEX-i