Glauk Konjufca i ulur në gjykatore - 15.03. 2023- FOTO KALLXO

Dështon seanca ndaj Glauk Konjufcës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është ulur edhe sot në bankën e të akuzuarve për t`u përballur me akuzat se ka hedhur gaz lotjsellës e ka penguar punën e deputetëve në Kuvendin që sot e udhëheq.

Kjo seancë dështoi për arsye të mungesës së dëshmitarëve të këtij rasti.

Si dëshmitarë të ftuar për sot ishin Adem Grabovci, Ismet Beqiri dhe Sllobodan Petroviq.

Glauk Konjufca pa avokat, dështon seanca gjyqësore ndaj tij për hedhjen lotsjellësit në Kuvend

Sipas aktakuzës, Konjufca akuzohet për veprën përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Në aktakuzë përshkruhet se në seancën e kuvendit të datës 10.08.2016, në cilësi të deputetit, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë.

Gjithashtu me këtë aktakuzë, Konjufca po akuzohet edhe për veprën pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare meqë siç përshkruhet në aktakuzë deputetët e tjerë janë detyruar të ndërpresin seancën dhe të largohen nga salla.

Glauk Konjufcës i publikohet aktakuza e vitit 2017 për lotsjellësin