Dështimi i gjashtë i projektligjit për 10 përqindëshin e Trustit

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur as për të gjashtën herë që të votojë në parim Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19. Vetëm 58 deputetë kanë marrë pjesë në votim. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci tha se nuk ka vendimmarrje për këtë pikë.

Kuvendi i Kosovës për të disatën herë po tenton që këtë projektligj ta kalojë në Kuvend por nuk po arrin të marr mbështetjen e deputetëve.

Ligji për rimëkëmbje ekonomike ngjall diskutim në Kuvend