Deri në 4 orë pritje për dalje nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e përditësuara në ora 22:54 për pritjet për hyrje dhe dalje në pikat kufitare.

Pritjet më të gjata për dalje figuron të jenë në Merdarë.

Sipas të dhënave, pritjet për dalje nga Kosova në këtë pikë janë deri në katër orë, apo 200 deri në 240 minuta, gjersa për hyrje janë 3 deri në 5 minuta.

Në Merdarë po ashtu figuron se kolona e pritjes për dalje arrin nga 900 deri në 1,000 metra.

Pritje e gjatë për dalje figuron të jetë edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku sipas të dhënave, pritja zgjat deri në 80 minuta.

Pritja për dalje nga pikat tjera kufitare figuron të jetë nga 3 deri në 5 minuta dhe 5 deri në 10 minuta.